Lirohet nga paraburgimi logopedi gjilanas që abuzoi me tre vjeçaren

Logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan. Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se Fazliut se bashku me dy familjarëve të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.

Sipas dokumentit të siguruar thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Iljasa Fazliu ishte arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën 3 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij.

Gjykata Themelore në Gjilan kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj logopedit Iljasa Fazliu dhe dy familjarëve të 3 vjeçares të cilët ushtruan dhunë ndaj tij.

Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.