Haradinaj: Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë e dëmshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur takimin përmbyllës për këtë vit të Këshillit Drejtues.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përgjatë këtij takimi tregoi që komuna e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë.

Poashtu, kreu i AAK-së i numëroi edhe dështimet e Qeverisë, ku i përmendi disa prej tyre si termocentralin Kosova C, refuzimin e projektit të Gazsjellësit Amerikan, mos implementimin e Ligjit të Pagave dhe bllokimin e investimeve publike.

“Në Suharekë, nën përkujdesjen e kryetarit, Bali Muharremaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, ku prezent ishin edhe aktivistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta dhe të bizneseve të Suharekës.

Qeverisja e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë”, kanshkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Suharekë, nën përkujdesjen e kryetarit, Bali Muharremaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, ku prezent ishin edhe aktivistë, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta dhe të bizneseve të Suharekës.

Qeverisja e Suharekës dhe komunat e tjera me të cilat udhëheq AAK, pavarësisht sfidave dhe diskriminimit nga niveli qendror, edhe këtë vit janë komunat më të suksesshme në nivel vendi dhe shembull i qeverisjes së mirë

Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike.

Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës.

Duke iu falënderuar për sukseset e përbashkëta që i kemi arritur gjatë këtij viti, uroj që bashkë t’i gëzojmë sukseset në 2023.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.