Ismaili e PDK-së: Donika Kadaj kamikaze e VV-së, iu kthye zanatit të moçëm

Deputetja e Partisë Demokraike të Kosovës, Besa Ismaili, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka kritikuar analistenedhe ish-deputeten e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Marrë shkas nga debati i sontëm sipas Ismailit, Kadaj-Bujupi është në “zanatin e moçëm të kamikazes së LVV-së”.

“Dikur në debate shtisej dhe hamendësohej për situata të rëndësishme shtetërore, siç është luftimi i korrupsionit, performanca të qeverisë, vettingu, dhe i quante “suksese” të qeverisë Kurti. Ndërsa sonte flet për veriun si “sukses” dhe për marrëveshje “të dëmshme” si pengesa dhe po kërkon mbështetjen e opozitës për këtë qeveri”, shkruan Ismaili.

Sipas saj kjo është një “propaganë politike” që nuk ka fund dhe se Kadaj-Bujupi i “servilohet” hapur pushtetit.

“Mbulohuni bre pak!”, shkruan Ismaili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.