Milazim Krasniqi i reagon Sveçlës: Pse nuk janë të arrestuar rusët që u futën në Kosovë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, në të cilën tha se “së fundi ata që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka pyetur pse nuk katë arrestuar, duke ironizuar me sloganin e Vetëvendojes “era shtet”.

Sveçla: Ata që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe ende gjenden këtu” (Epoka e re, 19 dhjetor 2022) Koment: nëse gjenden këtu, duhet të arrestohen. Natyrisht, nëse vjen era shtet, qysh thoni. Nëse jo, këqyrni seri”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.