​Haradinaj kujton komandantin Lulzim Morina: Ishte njëri ndër luftëtarët më të zotë të UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Lulzim Morina në 22-vjetorin e vdekjes.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Lulzim Morina në 22-vjetorin e vdekjes.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se komandant Luli ishte njëri ndër luftëtarët më të zotë të UÇK-së që dallohej për heroizëm të rrallë.

“Lulzim Morina i njohur gjatë luftës si komandant Luli, ishte njëri ndër luftëtarët më të zotë të UÇK-së. Ai dallohej për heroizëm të rrallë. Me guximin dhe vendosmërinë e tij, e nderoi emrin e Agim Zenelit, me Brigadën 135, që e udhëhoqi me shumë sukses”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.