Katër qirinj digjeshin ngadalë. Mbizotëronte qetësi aq e madhe saqë dëgjoheshin edhe bisedat e tyre.
Qiriu i parë foli: Unë jam pajtimi. Askush nuk dëshiron që unë të rri i ndezur. E di, që do të shuhem.
Pas pak çastesh, iu zvogëlua flaka dhe u shua.
Qiriu i dytë foli: Unë jam besimi. Pothuajse askush nuk më sheh më të nevojshëm.
Për këtë arsye, tashmë nuk kanë nevojë për mua.
Iu zvogëlua flaka dhe u shua.
Qiriu i tretë foli: Unë jam respekti. Nuk kam forcë më të rri i ndezur. Njerëzit më kanë lënë në qoshe dhe nuk ma kuptuan rëndësinë.
Kanë harruar ta duan edhe atë që kanë pranë vetës.
Edhe atij, iu zvogëlua flaka dhe u shua.
Papritmas, një fëmijë u fut në dhomë dhe pa tre qirinjtë që nuk digjeshin.
Pse nuk digjeni? Ju duhet të digjeni deri në pafundësi, tha mes lotëve dhe fillojë të qajë me dënesë.
Qiriu i katërt iu kthye fëmijës dhe i tha: Mos u frikëso, unë ende po digjem. Unë jam shpresa, mund t’i ndezim përsëri qirinjtë.
Fëmija, sytë e të cilit shkëlqenin, mori qiriun e shpresës dhe i ndezi përsëri qirinjtë e tjerë.
/Përktheu: Fatijona Bajraj/