Gazetari dhe profesori norvegjez, Kenneth Andresen ka publikuar një fotografi të njërit prej helikopterëve të KFOR-it pak kohë pasi u mbyll lufta.

Siç e përshkruan ai në profilin zyrtar të rrjetit social “Twitter”, KFOR-i atëbotë sillte material ndërtimor, që parashihej për rinovimin e shtëpive që kishin pësuar.

“Kosovë, dhjetor 1999. Helikopterët e KFOR-it duke bartur material ndërtimor për shtëpitë që po rinovoheshin pas luftës”, shkroi ndër të tjerash ai.

Kujtojmë se Andresen e ka përcjellur gjatë luftën e fundit në vendin tonë, teksa shumë fotografi që qarkullojnë mbajnë firmën e tij.

Postimi i plotë: