“Rrëfime dhe urtësi”- A është kavanozi i mbushur?

Organizoheshin kurse për menaxhimin e mirë të kohës.

Në një nga këto kurse, një profesor ekspert i menaxhimit të kohës, pyeti nxënësit e tij: ta bëjmë një test të vogël?

Vendosi një kavanoz të madh mbi tavolinë. Nga qesja nxori gurë, të cilët i vendosi me kujdes në kavanoz.

Kur s’mbeti më vend për gurë, i pyeti se a është i mbushur kavanozi? Të gjithë nxënësit njëzëri bërtitën: Po.

Profesori, u përkul mori guralecë dhe i derdhi në kavanoz.

E mori kavanozin në dorë dhe e tundi. Guralecët u vendosën sa djathtas e sa majtas.

Përsëri i pyeti nxënësit a është kavanozi i mbushur? Të gjithë u përgjigjen: Jo, nuk llogaritët aq plot.

Profesori iu tha: Ju lumtë! Këtë herë, poshtë tavolinës nxori një enë me rërë të imtë. Mbushi kavanozin derisa rëra u vendos mirë mes gurëve.

I pyeti përsëri se a është kavanozi i mbushur? Jo, nuk u mbush, bërtitën nxënësit.

Profesori i uroi për përgjigjen. Më pas, nxori një shishe ujë dhe filloi ta derdh në kavanoz.

Pastaj i pyeti se çfarë mësimi keni nxjerrë nga kjo që patë?

Një nxënës guximtar nxitoi dhe tha: Këtë mësim kemi nxjerrë që plani ynë ditor, sado i ngjeshur të jetë, gjithmonë mund të gjejmë hapësirë për punë të reja.

Jo, tha profesori. Ky është mësimi që duhej ta nxirrnit, nëse në fillim nuk i vendosni gurët e mëdhenj në kavanoz, më vonë, nuk do të mund t’i vendosni asnjëherë.

 

/FatijonaBajraj/

Leave a Reply

Your email address will not be published.