S’kanë të ndalur shpërthimet në Veri, dy shock-bomba hedhen tek “Tre Rrokaqiejt”

Shpërthimet e shock-bombave në veriun e vendit nuk kanë të sosur.

Dy të tilla sapo kanë ndodhur sërish në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, zonë kjo e banuar me shqiptarë e serbë.

Shpërthime të shock-bombave janë regjistruar thuajse çdo ditë, gjersa prej datës 6 dhjetor janë hedhur mbi 30 të tilla.

Banorët thanë se që të dy detonimet e sontme shkaktuan zhurmë të madhe dhe shqetësim tek ta.

Hedhja e shock-bombave ka filluar prej 6 dhjetorit, për t’u vazhduar me barrikadat në nëntë pika në veri.

Kujtojmë se sot pati edhe një protestë në Rudarë ku pati ardhje të serbëve nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.