Haradinaj: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria duhet të trajtojë me kujdes situatën në veri.

Haradinaj tha se propozimi evropian i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje Kosovë – Serbi, paraqet njohje të ndërsjellë, pavarësisht se kjo nuk përmendet në dokument.

Ai, gjithashtu, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij, është një situatë jo e mirë, dhe ka ardhur si pasojë e kryeministrit, Albin Kurti.

“Mendoj që është një situatë jo e mirë edhe kthim prapa, ky kthim prapa fillon me kursin e marrë nga kryeministri i Kosovës për planin për tabelat, duke mos përcjellë propozimin amerikan, por gjithashtu edhe me një agjendë mjaft djallëzore të Serbisë që nëpërmjet grupeve kriminale në veri po vazhdon ta destabilizojë veriun e vendit”, ka thënë Haradinaj për Zërin e Amerikës.

Po ashtu, Haradinaj ka treguar se si të dilet nga ko situatë “Besoj që rrugëdalja nga kjo gjendje është kthimi pikërisht atje te pikënisja, te propozimi amerikan për tabelat në atë kohë, por që tani nënkupton kthimin te marrëveshja finale pra bazike dhe jo te ajo lufta kush kënd e mund me veprime në terren, për shkak se lufta guerile me veprime gjoja të fitohet epërsi në terren, mund të dalë nga kontrolli dhe të krijojë pasiguri më të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.