Detaje për fotografin e VV-së që dyshohet se rrahu gruan e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë, ku burri dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje”, tha Elezaj.

Ndërkohë mësohet se i dyshuar për këtë rast është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gerolld Nikoliqi.

Nikoliqi i cili si fotograf tash është pjesë e kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij.

Burimet kanë bërë me dije se 35-vjeçari dyshohet që ishte nën ndikim të alkoolit dhe për këtë arsye i është nënshtruar edhe alkotestit në stacion policor, ku ka rezultuar me një nivel alkooli në gjak.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Burimet brenda Emergjencës njoftojnë se viktima ka shkuar atje me lëndime të dukshme në trup dhe të njëjtës i është ofruar shërbim mjekësor.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje‘.

Kujtojmë se Nikoliqi edhe më parë kishte pasur telashe me ligjin, si shkak i aktiviteteve të tij me LVV-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.