Tensionet në veri – shkak që s’takohen komisionet qeveritare për të zhdukurit nga Kosova e Serbia

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga minsitri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga minsitri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me zëvendësministrin Hysen Durmishi dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, potencoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit.

Ministri Aliu tha se kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro, derisa shtoi se në parashikimin e buxhetit ka qenë 22.3 milionë. Ai tha se beson që në fillimin e javës tjetër do të jetë hapja e tenderit për ndërtimin e rrugës nga Lluzhani deri në Bërnicë dhe përfundimin e rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë.

Aliu: Kostoja e projektit të rrugës Podujevë-Prishtinë do të jetë 38 milionë euro

Video

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë. I tërë ky segment rrugor do të jetë pesë llote, 16 kilometra nga Lluzhani deri në Bërnicë, që do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi e lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë, e që përbën segmentin prej 9 kilometrash. Komplet, me realizimin e projektit, del që kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë, ndërsa në parashikimin e buxhetit që e kemi pasë ka qenë 22.3 milionë. Meqenëse projekti jep vlerën 38 milionë, atëherë është dashtë, në bashkëpunim me ministrin e Financave, z.Hekuran Muratin të deklarojmë, të zotojmë pjesën e mjeteve prej 15.7 milionësh, që sot, sapo e kemi marrë deklaratën dhe duke pasë që e kemi gati edhe projektin, dizajnin e rrugës pra dizajnin, projektin detal e po ashtu të përfunduar edhe laboratin e shpronësimit, atëherë i bie që, të gjitha fazat tashmë i kemi të përfunduara dhe që sot ne e dorëzojmë këtë material në zyrën e prokurimit, me ç’rast, besoj që fillimi i javës tjetër do të jetë hapja e tenderit për ndërtimin e rrugës nga Lluzhani deri në Bërnicë dhe përfundimin e punimeve, përfundimin e rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë.”, tha Aliu.

Ministri tha se nga buxheti i paraparë për tri vjetët e ardhshme, që ka qenë 22.3 milionë euro e që tani do të jetë 38 milionë, për vitin e parë janë paraparë 6 milionë euro.

Aliu: Në qershor, do të mund të bëjmë rishikimin e buxhetit, 6 milionë euro t’i shtojmë konform rrjedhës së punimeve

Video

“Duke llogarit që është vit i prokurimit, që i bie që nëse arrin ta nënshkruajmë kontratën, në Pranverë dhe që punimet të fillojnë në Pranverë, e që të mos kemi pra telashe në procesin e prokurimit, atëherë, menjëherë në vitin, gjysmën e vitit që vjen, pra në qershor, ne do të kemi mundësi të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe vlerën prej 6 milionë ta shtojmë konform rrjedhës së punimeve që do të jenë në realizimin e këtij projekti”, shtoi Aliu.

Ndërsa, zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se në realizimin e punimeve për kontratat që kanë qenë të nënshkruara më herët për pjesën nga Podujeva deri në Lluzhan ka pasur shumë zvarritje dhe pengesa gjatë realizimit të punimeve.

Ai u shpreh se arsyeja kryesore e këtyre zvarritjeve ka qenë kryesisht problemet me projektin, gabime në projekt, që sipas tij, janë dashur të ndryshohen dhe potencoi se problemi më i madh ka qenë çështja e shpronësimeve.

Durmishi: S’do të fillojmë asnjë procedurë të prokurimit pa fillu procedurat e shpronësimit

Video

“Asnjëherë në rrugën Prishtinë-Podujevë nuk ka ndodh asnjë procedurë e shpronësimit dhe janë nënshkru kontratat pa procedura të shpronësimit dhe kjo ka shkaktu masanej zvarritje e probleme shumë të mëdhaja. Arsyeja pse ne nuk kemi vazhdu me llotet e reja deri në Prishtinë ka qenë se nuk ka pasë projekt. Projekti ka përfunduar javën e kaluar dhe laborati i shpronësimit ka përfundu dhe ne jemi të bindur që nuk do të fillojmë asnjë procedurë të prokurimit pa fillu procedurat e shpronësimit në mënyrë që të mos kemi probleme gjatë realizimit të punimeve. Tani elaboratin e shpronësimit e kemi pregaditë për të shku në Qeveri për tu miratuar dhe në të njëjtën kohë po e fillojmë edhe procedurën e prokurimit për realizimin e komplet projektit të rrugës nga Prishtina deri në Podujevë.”, tha ai.

Durmishi shtoi se po i fillojnë procedurat tani që ta shfrytëzojnë periudhën dimërore, që në Pranverë t’i kenë kontratat dhe të mund t’i realizojnë punimet gjatë gjithë vitit.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u shpreh se është kënaqësi që sot po ndajnë një lajm të mirë për qytetarët e Podujevës

Ai tha se është moment i rëndësishëm me vetë faktin e zotimit financiar dhe sigurimit të mjeteve financiare për ta përmbyllur suksesshëm projektin, që siç tha ai, është ndër projektet më jetike për qytetarët llapjanë.

Bulliqi: Shpresojmë shumë që këto punë të kryhen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm

Video

“Dhe une besoj shumë që këtu do të kemi kompani serioze që do të përzgjidhen dhe shpresojmë shumë që këto punë, të cilat janë planifiku në këto katër llote, plus lloti i mbetur i segmentit Lluzhan-Podujevë të kryhen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm për arsye se të gjithë e dimë që kjo është prej rrugëve më të ngarkume. Une besoj që me detajet e projektit dhe gjëra tjera bashkarisht me ministrinë e ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë javës tjetër do e organizojmë një takim me qytetarë në komunën e Podujevës atje edhe sigurisht që do të na njoftojnë edhe për të gjitha detajet që lidhen me këtë projekt.”, shtoi Bulliqi.

Kujtojmë që, kanë kaluar 6 vjet që kur është përuruar projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë, por ai ende s’ka përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.