“Mos m’u përziej në profesion, kujdes”, Konjufca ia tërheq vërejtjen Musliut

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, lidhur me një shprehje që ajo ka përdorur në seancën e sotmeraporton Express.

Konjufca i kërkoi Musliut që të mos i përzihet në profesion, pasi ajo tha “mos filozofo”.

“Gane, kujdes mos mu përziej në profesion, kur po thu mos filozofo. Me filozofu nuk është fort kolaj. Si unë me të thanë ty mos juridizo a çka me të thanë”, ka thënë Konjufca.

Deklarata e Konjufcës ka shkaktuar të qeshura, por ai vetë ishte më serioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.