Bllokadat në veri, reagon komandati i KFOR-it: Kjo është zgjidhje e vetme për uljen e tensioneve

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë tensionuese.

Barrikadat janë të vendosura tash e sa ditë nga bandat serbe, ku përveç kësaj ata janë mbajtur edhe dy protesta gjatë ditëve të fundit.

Për këtë situatë të krijuar në veri, ka reaguar së fundi edhe komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë process, thuhet në një njoftim të KFOR-it për media.

Gjeneral Major Ristuccia njoftoi se është shtuar prania dhe patrullimet e KFOR-it, derisa theksoi se rruga e vetme për ndalimin e këtyre tensioneve është dialogu mes palëve të përfshira.

“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut.

KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, deklaroi Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.