Deputeti Lala: Qëndrimi i ministrit Peci, i patolerueshëm

Deputeti i komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, Fridon Lala, ka reaguar pas publikimit të videos ku një vajzë e mitur, tërhiqet dhunshëm nga lokali në praninë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Lala përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se qëndrimi i ministrit në këtë rast, është i patolerueshëm.

“Sapo e pashë një video të nxjerrë nga disa portale në të cilën shihet një vajzë lëmoshë-kërkuese duke u shoqëruar dhunshëm jashtë një lokali në prani të ministrit Faton Peci. Për një ministër të republikës, qëndrimi prej spektatori në një rast të tillë është flagrant dhe i patolerueshëm”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, media kontaktoi ministrin Peci për të biseduar rreth kësaj çështje, por ai shkurt na tha: “Pyetjet pasi keni bërë fillimisht postime, nuk kanë kurrfar kuptimi”.

Në lidhje me këtë ngjarje, media bisedoi me ish-deputetin egjiptian, Veton Berisha, i cili u shpreh mjaft i shqetësuar për këto raste.

“Këto raste janë shqetësuese për mu. Për faktin, se e para, në çfarë gjendje janë komunitetet dhe kanë fillu me u bë tradicionalisht lypsar, sepse ata duhet me mbijetu diqysh”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.