Profesori amerikan: Nëse ShBA e BE s’angazhohen për zgjidhje përfundimtare, veriu do të jetë problematik

Profesori amerikan në universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir ka shkruar rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk angazhohen për zgjidhje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, veriu do të jetë vazhdimisht problem.

Ai thotë se barrikadat momentalisht janë vazhdimësi e problemeve të mëparshme si targat dhe largimi prej institucioneve.

“ShBA dhe BE duhet të angazhohen maksimalisht për zgjidhje përfundimtare”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.