Bundozher 40 tonësh- Policia e Kosovës nënshkruan kontratë të shpejt për pajisje të rënda

Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë për të marrë me qera pajisje për largim të tonelatave të rënda.

Të hënën Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë me një firmë private për marrje me qera të pajisjeve të rënda, për, siç thuhet aty, largim të peshave të rënda.

“Largimi pengesave të ndryshme me paisje të rënda deri në 40 tonë- bulldozher. Hapja e kanaleve me paisje të renda Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë. Mbajtja në posedim të paisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë…. paisje transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë”.

Janë këto vetëm disa prej kërkesave që ishin parashtruar në këtë tender.

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Kontrata mes Policisë dhe kompanisë private është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit.

Tash e 17 ditë në Veri të Kosovës janë vendosur barrikada nga serbë lokal. Ato u vendosën pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qëndrimi i përfaqëduesit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajqak ka qenë që barrikadat të hiqen me negociata, por Kryeministri Albin Kurti deri tash nuk e ka përjashtuar as mundësinë e heqjes së tyre nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.