Krasniqi: Tash që bllokimi i rrugëve po bëhet epidemi, zhbllokimin duhet ta fillojë Prishtina

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se Prishtina duhet të fillojë t’i zhbllokojë rrugët.

Reagimi i Krasniqit vjen pas vendosjes së barrikadave në veri të vendit si dhe bllokimit të rrugës nga serbët 2 kilometra afër pikës kufitare në Merdare.

Ai ka ironiozuar duke thënë se bllokimin e rrugëve e ka nisur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe tash zhbllokimi duhet të fillojë nga Prishtina.

Bllokimin e rrugeve e nisi Perparim Rama ne Prishtine. Tash qe bllokimi i rrugeve po behet epidemi, zhbllokimin duhet ta filloje Prishtina.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe është mbyllur zyrtarisht pikëkalimi kufitar në Merdarë për shkak vendosjesje së barrikadave rreth dy kilometra larg nga kufiri.

Ky pikëkalim, deri në njoftimin e radhës, mbetet i mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.