Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi, pas vendimit të ish-policit serbe i cili është liruar dje për t’u mbrojtur në arrest shtëpiak, iu është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti se a ka ëndrruar që është në opozitë dhe sot të dhezë me protesta.
“A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”, ka shkruar Musliu- Shoshi.
Ndër të tjera i ka kujtuar kryeministrit Kurti se së bashku me ministirin Xhelal Sveçla, kanë hedhur molotov për ta shkatërruar pronën publike me gurë e të godasin Policinë e Kosovës.
“Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë”, ka shkruar ajo.
“Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë”, përfundon Musliu-Shoshi.