Largimi i barrikadave, Haziri: Kurti e Vuçiqi shkaktuan kaos e inat

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se veriu i Kosovës është kthyer nga jo normalja drejt normales për shkak të diplomacisë dhe durimit.

Sipas Hazirit, vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.

“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar Haziri.

Tutje, ai barrikadat i konsideron mjete presioni të papranueshme dhe sipas tij, dialogu zgjidh probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.