“Një qeveri topall”: Gashi tash shan Qeverinë Kurti për ‘komunikim”, kërkon largimin e ministreve Rizvanolli dhe Hajdari

Analisti televiziv Blerim Gashi ka bërë një kritikë ndaj Qeverisë Kurti II në lidhje me komunikimin me publikun.

Gashi ka përshkruar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti në mënyrë fyese si “një qeveri topall”.

Ai pretendon se qeveria (sic) “ka me u ngulë politikisht” duke pretenduar se shumica e popullit në Kosovë janë injorantë.

Në fakt, Qeveria e Kosovës ka qenë jashtëzakonisht e zëshme në promovimin e punëve të saj, siç ishte rasti i fundit edhe me urën e ndërtuar në Saradran ku ishte edhe vet kryeministri Albin Kurti.

Ai ka kërkuar po ashtu që Kurti t’i largojë nga Qeveria ministret Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Kjo Qeveri asht evidente qe per sa i perket komunikimit strategjik me publikun qalon, nji qeveri topall(ne kete fushe, me zgjedhjen e saj, me gjase) edhe kur kryn pune te mira edhe kur njetin e ka te mire, e shkakut qe e ka pernime e nuk i jep imazhit randsi(jo pa arsyje) domosdo, pa marre parasysh punes qe ban ,ka me u ngul politikisht ( se shumsia e miletit asht gjail-injorant e ngulet ne ksi fore), andaj Albin puno e kallxoj (rruges gjajes) qe je ka puno, se kshtu ka qef arnauti ma shum shmnik e ma pak pune, hahahhahah, edhe po:rozetave, artaneve, e ksi far talentash militant qe bahen pahiri ministra ndroj vlla se na morren n’qaf ty e ne , hajt shnet

Leave a Reply

Your email address will not be published.