Xhevdet Pozhari kërkon urgjent vetting në sistemin e drejtësisë

Analisti, Xhevdet Pozhari përmes nja statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duhet urgjen reformim në sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, arrestimet që i bën policia, lirohen nga gjykata, – duke iu referuar rastit të mbrëmshëm në Prizren, ku Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, dyshohet se ka vrarë një qytetarë nga Kukësi.

“Policia arresto, gjykatat liro! Drejtësi e mbushur me pashallarë të majmur, njerëz që mbrohen në emër të “ligjit” dhe çdo përpjekje për ta reformuar sistemin e drejtësisë e quajnë ndërhyrje në “pavarësinë e gjyqësorit”. E, ndërkohë recedivistë me kah 100 vepra penale vazhdojnë të sillen të lirë. VETTING URGJENT!”, ka shkruar Pozhari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.