Sheholli për Kurtin: S’i ka fitu 51% për me ardhë me u kajt, por për me zgjidh çështje

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se kryeministri, Kurti e ka zgjënjyer në aspektin e qeverisjes.

Sheholli deklaroi se Kurti më para e dërgon vendin në zgjedhje sesa që pranon Zajednicen.

“Në aspektin e qeverisjes më ka zhgënjyer totalisht dhe unë besoj që Kurti është hy në gërshërët që tash kur ka ardhur në fuqi ka ardhur me këtë premizë që ‘jo Zajednicë’ edhe tash kur e ka para vetes nuk e dinë çfarë të bëjë”, ka thënë Sheholli.

“Unë besoj që ai më parë do të na çojë në zgjedhje se që e pranon atë Zajednicën”, shtoi ai.

Tutje, Sheholli theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka fituar 51 për qind për të zgjidhur çështje, e sipas tij, jo për “me u kajt”.

“Nuk i ka fituar 51 për qind për me ardh e me u kajt te na, po i ka fituar 51 për qind me zgjedh çështje, dhe këtë po e dojnë amerikanët, nuk mundesh me ik në këtë çështje, mundet me na qu në zgjedhje dhe ta shohim mundësitë e tjera”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.