Hill: ShBA dhe Serbia mendojnë njëjtë për shumicën e problemeve në botë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ShBA-të dhe Serbia janë në të njëjtën faqe, sa i përket shqetësimeve për shumicën e problemeve në botë.

Këto deklarata, siç raporton N1, ai i bëri në eventin për nënshkrimin e një memorandumi mes Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Në botë duhet bërë shumë për problemet që janë të rëndësishme si për Serbinë ashtu edhe për SHBA-në. Është e nevojshme të ndalet agresioni rus kundër Ukrainës, për të rivendosur paqen.” – ka thënë Hill, duke shtuar se kjo duhet të bëhet së bashku.

Ai ka shtuar se “Serbia ka një tradite të diplomatëve të mirë”.

“Është një mundësi që diplomatët të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Serbia ka një traditë të diplomatëve shumë të mire.” – ka thënë ambasadori Hill.

Para disa ditësh, Hill shprehu keqardhje për bombardimin e Serbisë nga NATO në vitin 1999.

“Më duhet t’ju kujtoj se kjo ka ndodhur 23 vjet më parë. Është njësoj sikur në vitin 1968 të flisnim për ngjarjet e vitit 1945. Mua personalisht më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë”, ka thënë Hill në një intervistë për Telegrafin serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.