Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë, vjen reagimi nga Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.

Dy personave të plagosur, Kurti iu ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”.

Tutje, ai ka thënë se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.