Ky është mjeku që vdiq sot në Spitalin e Pejës

Mjeku Specialis, Reshat Emra ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e Specialistit Emra.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.