Daçiq: Duam një marrëveshje politike për çështjet e hapura me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë si dhe dëshiron një marrëveshje politike për të gjitha çështjet e hapura.

Në një konferencë me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sziart në Budapest, Daçiq tha se Serbia beson se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe se është shumë e ndjeshme për faktin se ajo trajtohet në përputhje me politika e standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për integritetin territorial.

“Integriteti territorial ose është parim ose nuk është, nuk mund të qëndrohet në një rast dhe të thuhet ndryshe. Kur flasim për këtë mendojmë se e dinë të gjithë, por ndoshta në Evropë nuk e dinë, por ndoshta nuk ka rëndësi që Jugosllavia ishte një shtet federal i përbërë nga gjashtë njësi federale dhe ato gjashtë kishin të drejtën të krijonin shtetet e tyre”, tha Daçiq.

Daçiq, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez Peter Sijart, tha sot se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë janë në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit.

Ai deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin, kërkimin e interesave të përbashkëta, respektin, por edhe respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.