Vdes profesori nga Rahoveci, reagon Daut Haradinaj: Ai udhëhoqi me kujdes popullin në fronte të shumta deri në çlirim

Ish-Komandanti i UÇK-së nga rrafshi i Dukagjinit, Daut Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Atdhetarit dhe profesorit nga Rahoveci, Sabahajdin Cena.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ishte shtylla e mobilizimit per luftën mbrojtëse të popullit tonë.

“Qenka ndarë nga jeta burri që për plot 50 vite ishte në shërbim te Atdheut”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Qenka ndarë nga jeta burri që për plot 50 vite ishte në shërbim te Atdheut. Sabahajdin Cena nga Rahoveci ishte shtylla e mobilizimit per luftën mbrojtëse të popullit tonë. Ai udhëhoqi me kujdes popullin në fronte të shumta deri në çlirim.

Do të kujtojmë si burrë të madh, Prof!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.