Ka ndërruar jetë profesori nga Rahoveci, Sabahajdin Cena. I ndjeri ishte shtylla e mobilizimit për luftën mbrojtëse të popullit tonë. Ishte zë i fuqishëm dhe aktivist në luftën për çlirimin e Kosovës.
Sabahajdin Cena, ishte drejtor i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut, pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngushëllime ka adresuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj:
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr. Sebahajdin Cena!
Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.
Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit!