/

Trajner i kombëtares? Mourinho zbulon çfarë i tha Portugalisë

Jose Mourinho ka zbuluar se e ka refuzuar mundësinë për të qenë trajner i Kombëtares së Portugalisë, dhe insiston se ai ka qenë zgjidhja e parë e Federatës Portugeze të Futbollit (PFP).

Trajneri i Romës e pranoi se ai ishte kontaktuar nga presidenti i PFP-së, Fernando Gomes, përpara emërimit të Roberto Martinez në fillim të janarit, por vendosi të mos shkonte, raporton KosovaPress.

Po ashtu, spekulimet sugjeruan se Mourinho ishte shumë afër që të bëhej trajneri i Brazilit, por që 59 vjeçari duket se dëshiron të vazhdojë projektin e tij te Roma.

Ish-trajneri i Chelseat u konsiderua si një nga pretendentët për të marrë drejtimin e Portugalisë pas largimit të Fernando Santos, pjesërisht për shkak të besimit se ai do të ishte në gjendje të nxjerrë më të mirën nga superylli, Cristiano Ronaldo.

Dhe sipas vetë Mourinhos, ai ishte opsioni i vetëm i presidentit Gomes, përpara refuzimit të ofertës.

“Fakti që presidenti i FPF tha se unë nuk isha zgjidhja e parë e tij, por zgjidhja e vetme, më bënë krenarë. Por unë vendosa mos të shkoj. Unë jam këtu dhe kjo ka rëndësi”, tha Mourinho.

Mourinho është ndoshta trajneri më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë kombi i tij, dhe është një nga më të suksesshmit në epokën e futbollit modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published.