Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, nëpërmjet një statusi në Facebook ka publikuar disa të dhëna që sipas tij tregojnë rritjet e importeve të Kosovës me shtetin serb.
Shala ka publikuar disa grafika duke shtuar se importet nga Serbia në periudhën kohore janar – nëntor të vitit 2022, përbëjnë vlerën më të lartë që nga viti 2019.
“Trendi i rritjes së importeve nga Serbia nën Qeverisjen Kurti, është në përmasa të jashtëzakonshme dhe atë ngritja nga viti 2019 në vitin 2020 kur fillon kjo qeverisje, është +25.47%.” shkruan tutje ai.