28 muaj burgim ndaj katër të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve; H.K., L.P., Sh.P. dhe Sh.Q., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rremë.

Sipas komunikatës së protestës, i pandehuri H.K., për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ; veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme.

“I pandehuri L.P., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1; veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri Sh.P., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“I pandehuri Sh.Q., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Kryetari i Trupit Gjykues – Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave të pandehurin H.K., për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1; veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj”, thuhet në njoftim.

“Të pandehurit L.P., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, ndërsa për veprën penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi që prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza. Gjithashtu, të pandehurit Sh.P. dhe Sh.Q., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje legalizimi i përmbajtjes së rreme nga neni 403 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i shpalli fajtorë dhe të njëjtit secilin veç e veç i gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj. Të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njofitm.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.