Policia ka informuar se mbrëmë një burrë në Ferizaj ka bërë të ditur se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur veturën.
Përveç veturës, sipas raportimit, janë vjedhur edhe dy telefona celularë si dhe një portofol.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
“Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”, ka informuar Policia.