/

Jep dorëheqje u.d drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi

Ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

DTV ka mësuar se nesër pritet që bordi i ShSKUK-së ta caktojë ushtruesin e ri të të detyrës. Ndërkohë, nuk dihen arsyet e dorëheqjes së u.d drejtoreshës së ShSKUK-së.

Ndryshe, Pranvera Zejnullahu-Raçi është emëruar në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në gusht të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.