Përfshihet nga flakët kazerma e FSK-së në Istog, s’ka të lënduar

Një objekt ndihmës i kazermës së FSK-së në Istog është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga incidenti s’ka persona të lënduar.

“Në 11:35 policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar”, është shprehur Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.