Rreth orës 23:00 është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.
Dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.
Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.
Ende nuk dihen qartësisht rrethanat e vdekjes, mirëpo DTV ka mësuar se në vendngjarje është gjetur edhe një letër.
Sipas burimeve në Polici, trupi i pajetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.