ATK-ja krijon mundësinë e pagesës së tatimit me këste

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ata që kanë vështirësi për të paguar obligimet e tyre tatimore, tashmë kanë të drejtë që të kërkojnë t’i paguajnë me këste për një periudhë të caktuar.

Ata njoftojnë se për ta bërë këtë duhet të lajmërohen në ATK se kanë vështirësi financiare dhe ta bëjnë një plan të pagesës.

Njoftimi i ATK-së:

E drejta për pagesë me këste të obligimeve tatimore

Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumën e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore.

Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.