Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mëngjesin e të premtes i ka takuar disa punonjës shëndetësorë.
Sipas Abdixhikut, punonjësit shëndetësorë ia kanë konfirmuar atij se sistemi shëndetësor është në pikën e thyerjes.
“Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes”.
“Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve”.
“Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet”.
“Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!”.
I pari i LDK-së ka vlerësuar se kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.
“Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”.