Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku bashkë me deputetë të tjerë kanë vizituar krerët e UÇK në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Çitaku përmes një postimi në Facebook e cila ka thënë se ata i takuan me disponim siç kanë qenë edhe më herët e me besim për drejtësi.
“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plot besim në drejtësi”.
“Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb”.
“Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë. Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme. Procesi gjyqësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve”, ka shkruar ajo.