Murati ripërsërit se Tatimi në Pronë është votuar nga Qeveria Mustafa, Hoti e fajëson për mosinformim

Ministri i Financave Punës dhe Transferev, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi për rritjen e Tatimit në Pronë është përdorur politikisht nga disa komuna, me qëllim që të dëmtohet Qeveria e Kosovës.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me këtë vendim, shefi i kuletës së shtetit ka thënë se vendimi është marrë në kohën e Isa Mustafës. Ndërsa nga opozita kanë fajësuar Muratin se nuk i ka informuar qytetarët për këtë vendim.

Murati ka thënë se rreth vendimit vetëm tri komuna kanë reaguar, ndërsa të tjerët e kanë mirëpritur.

“Faturat që janë lëshuara për disa qytetarë, kanë rezultuar të jenë më të larta se vitin e kalaur. Dy arsyet kryesore janë të koduara në vitin 2018. Fillimisht ishte formuar në Qeverinë Mustafa. Në fillim ka qenë vetëm banesa dhe më këtë ligj ka hyrë edhe toka dhe ligji e ka parë që vitin e 5-të, tatimi të jetë edhe për toka. 100 për qind e vlerës të tatimohet toka. Arsye e dytë ka të bëjë më rivlerësime pronës që bëhet dy deri në tri vite. Departamenti ka bërë vlerësimin më bashkëpunim me komunat dhe ka dorëzuar raportin në fund të viti sipas ligjit. Vetëm 3 komuna kanë reaguar, disa prej kryetar të komunave e kane mirëpritur këtë sepse do të rriten të hyrat e saj. Fillimi i kësja situatës ka ndodhur në momentit kur qytetarët disa prej komunave e kanë përdorur këtë për politikë që kinse ministria apo qeveria ka marrë vendim që ta rrit tatimin në pronë”, t

Por me këtë konstatim të tij, nuk u pajtuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka shprehur si shqetësim që qytetarët janë informuar me vonesë për rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Hoti ka thënë se është dashur të ketë fushatë vetëdijësuese muaj më parë, ndërsa kërkoi menaxhim të situatës.

Hoti tha se ministri Murati nuk ka qenë fare në dijeni se në janar do dyfishohen faturat e tatimit në pronë.

“Është shqetësuese që qytetarët e kanë faturën dyfish më të lartë. Këtu sot nuk jemi për ta adresuar fajin, mirëpo ajo që më shqetëson mua si ekonomist dhe deputet, është mënyra se si je duke e menaxhuar këtë proces. Fakti që për herë të parë njerëzit e marrin vesh në janar që do u rriten faturat e tatimit në pronë, gjithashtu edhe fakti që në projeksionet buxhetore të komunave për vitin 2023, nuk janë fare të reflektuara rritja e të hyrave komunale për shkak të dyfishimit të ngarkesës tatimore nga tatimi në pronë. Pra ministër, të bëhemi të sinqertë me njëri tjetrin, ti nuk e ke pasur idenë që në janar njerëzve do u dyfishohen faturat në pronë. Teknikisht dhe ligjërisht si proces është në rregull”, theksoi Hoti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.