/

Vitia vizitoi sot ShSKUK-në, uron ushtruesen e re të detyrës së kryeshefes

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sot vizitoi ShSKUK-në me ç’rast uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arneliu – Hoxha për detyrën e re.

Në njoftim thuhet se Vitia e siguroi  u.d drejtoreshën, Arenliu – Hoxha se do ta ketë  gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.

Teksa thuhet se gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha Vitia.

Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arneliu – Hoxha, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

“Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësinë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ministri Vitia dhe drejtoresha Arneliu – Hoxha u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.