/

Shtrenjtohen biletat e autobusëve urbanë, zbritet për 50 centë mujorja

Komuna e Prishtinës ka ndryshuar planin tarifor të transportit publik, me ç’rast bileta e rregullt e autobusit është shtrenjtuar nga 40 në 50 cent.

Megjithatë, sipas njoftimit të Komunës, bileta mujore është zbritur për 0,50 cent si dhe është shtuar edhe bileta ditore dhe ajo javore.

“Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00€ do të zbresë në 13.50€”

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit.

Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00€ do të zbresë në 13.50€

Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe:

Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€

Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€

Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban:

Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”),

Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.

Ndërsa, Biletat Ditore 24 orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal.

Ju njoftojmë që plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.