Në Stanoc të Ulët të Vushtrrisë është zbuluar lapidari i dëshmorëve Sadik Malaj e Sadri Maksuti. Lapidari është ngritur me rastin e 33-vjetorit të rënies së dëshmorëve Sadri Rexhep Maksuti dhe Sadik Asllan Malaj, të rënë në demonstratat e vitit 1990.
Ndërtimi dhe zbulimi i lapidarit është bërë nga Komuna e Vushtrrisë derisa në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.
Idrizi ka thënë se në zbulimin e lapidarëve të dy dëshmorëve Sadri Maksuti tha Vet ky lapidar është një tregues i veçantë i luftës për çlirim.
“Është obligim i të gjithë neve jo vetëm që t’i përkujtojmë dëshmorët. Lapidarët e dëshmorëve janë shembujt më të mirë se si duhet ta duam atdheun. Komuna e Vushtrrisë bashkë me Këshillin e Fshatit Stanoc i Epërm dhe Stanoc i Ulët kanë bërë të mundur zbulimin e këtij lapidari, në nderim të rënies së dy dëshmorëve”, ka thënë ai.
Organizatori i protestave gjatë viteve 90’ta, Ali Januzi, duke folur për jetën dhe veprën e dëshmorëve Malaj dhe Maksuti, tha se shpesh herë janë detyruar që të organizohen në forma legale e ilegale.
“Luftë për të mbrojtur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isë Boletinit, luftë për të mbrojtur gjuhën shqipe, ishte dhe lufta e të gjithë dëshmorëve të kombit. Populli ynë u organizua herë në formën ilegale e herë në formën legale për ta arritur qëllimin që ishte ribashkimi. Sadri Maksuti më 30 janar 1990 këtu në Stanoc ra dëshmorë i cili la pas vetes 7 fëmijë. Sadik Malaj 30 janari 1990, Sadik Asllan Malajt këtyre ngjarjeve dhe këtij trualli i dhanë emër”, tha Januzi.