Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin ka diskutuar për veprimet e përbashkëta institucionale kundër dhunës në familje.
“Adresova çështjet që ndërlidhen me funksionalizimin dhe fuqizimin e mekanizmit koordinues komunal, vazhdimin e mbështetjes për strehimoren dhe fuqizimin e kapaciteteve tek Qendra për Punë Sociale”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.