Bushati: Të këmbëngulësh për asociacion në këtë kohë, do të thotë të përgatisësh luftë për ndarjen e Kosovës

Opinionisti nga Shqipëria, Andi Bushati ka thënë se është pro që serbëve në Kosovë t’i jepen më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë, apo financat e tyre.

Megjithatë ai thotë se të këmbëngulësh për asociacion kur serbët lokalë ngrejnë barrikada, do të thotë të përgatisësh luftë për ndarjen e Kosovës.

“Nuk ka dyshim se serbeve i duhet me shume autonomi per arsimin, shendetesine, apo financat e tyre. Por te kembengulesh per nje asociacion te komunave serbe, pikerisht ne momentin kur keta te fundit, ngrejne barrikada nen dirigjimin e Beogradit, do e thote te pergatisesh nje lufte te ardhshme, qe do synoje ndarjen e Kosoves”, ka shkruar Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.