Nesër takimi në Ambasadën amerikane, kryetemë është asociacioni

Të martën, Ambasada amerikane do të jetë nikoqire e takimit ky kryetemë është asociacion me shumicë serbe.

Të ftuar të ambasadorit Hovenier, janë përfaqësues të ekzekutivit, partive politike, organizatave jo qeveritare e medieve.

Ky takim po shihet si hap drejt formimit të asociacionit. Por përfaqësuesit serbë në shoqërinë civile po kërkojnë që në këtë proces të përfshihet edhe qeveria.

“Takimi i nesërm ne Ambasadën Amerikane është një hape i parë drejt krijimit të asociacioni, sidoqoftë unë nuk jam i bindur se do te sjelle ndonjë ndryshim për disa arsye pike se pare është se procesi i formimit te asociacionit nuk mund te anashkaloj qeverinë e Kosovës, pasi qeveria  e Kosovës ne fund duhet te aprovoj formimin e asociacionit, qeveria e Kosovës duhet te adaptoj ligjet te cilat do te aprovoj statutin  e asociacionit. Se dyti nuk jam i sigurt qe  serbet ne veçanti do te jene te  kënaqur  me atë qe Amerikanet do te propozojnë  ndoshta serbet do te kërkojnë me shume nga ky asociacion ndoshta nuk do te jene te kënaqur me kompetencat  te cilat do te propozohen nga amerikanet  prandaj ne fund do ti kemi dy grupet”, tha Ognjen Gogiç nga OJQ “Activ”.

Kurse Besa Luzha nga organizata gjermane, Friedrich Ebert Stiftung e quan këtë proces të zakonshëm në të cilin ambasada amerikan dëshiron të mbledhin informacione nga persona të tjerë.

Në këtë takim nuk do të marrë pjesë kryeministri Kurti, mirëpo pjesëmarrjen e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi  e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.