Të martën është ftuar një takim nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
DTV raporton se në këtë takim po marrin pjesë zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq e ministra tjerë.
Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu, ekspert i jashtëm i BPRG-së.
Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është parë nënkryetari Lutfi Haziri.