Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Eris Jashari, që nga e marta është futur në grevë urie, me kërkesë realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët.
Në një deklarim për medie, Jashari i cili tani është koordinator në organizatën joqeveritare “Ktheju Tokës Tënde”, ka kërkuar nga ligjvënësit që ta rregullojnë këtë çështje.
“U bëj thirrje të gjithë deputetëve pa dallim etnie, partie që ta rregullojnë me ligj sigurimin shëndetësor dhe jetësor për policët e Kosovës”, tha Jashari.