Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz e cila ishte prezente në diskutimin e Ambasadës së ShBA-së për asociacionin, ka falënderuar për këtë organizim ambasadorin Hovenier.
Ajo ka shkruar se Kosova ofron kornizën më të avancuar në Evropë për të drejtat e pakicave.
Tutje kryediplomatja ka shkruar se duhet të refuzohet çdo model që lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës.
“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar ministrja në Twitter.