Escobar: S’ka mënyrë për t’iu shmangur Asociacionit, nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë

“Politika jonë ka qenë kaherë e qartë. Mbështesim në plotëni Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për neve, njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllim përfundimtar, e rëndësishme. Ne besojmë se të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëri tjetrin, duhet të ulin barrierat tregtare, duhet të zgjidhin problemet e mbetura nga të 90’tat dhe të lëvizin drejt integrimeve evropiane”, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

Për planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se “është plan i mirë” dhe “udhërrëfyes i shkëlqyeshëm”, të cilin ShBA pret që edhe Kosova edhe Serbia ta pranojnë.

“Por, në të njëjtën kohë janë disa fusha ekzistuese brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbesin të papërmbushura. Njëra prej tyre është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha Escobar.

Escobar duke komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, se e vlerëson qasjen “konstruktive të Serbisë” në dialog, tha se Serbia “është e gatshme të konsiderojë secilën pikë të asaj marrëveshje”.

“Ata janë të gatshëm të nisin implementimin dhe bisedimet për anekset, anekset e bashkëngjitura menjëherë. Kjo është me të vërtetë konstruktive”, tha Gabriel Escobar.

Escobar tha se ShBA që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë tejet e qartë në pozicionin e saj ndaj shtetit të ri.

“Së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e Kosovës që Kosova do të jetë një shtet sovran, i pavarur, dhe një demokraci multi-etnike brenda kufijve të saj”, tha Escobar, derisa shtoi se “kjo mbetet edhe sot vizioni ynë”.

“Tanii, brenda këtij konstrukti, ka një marrëveshje që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe. Është një obligim ekzistues ligjor. Prandaj çfarëdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë ata, dhe e përfshinë atë, plani franko-gjerman e përfshin atë”.

Escobar tha se në secilën rrugë para të dialogut të fascilituar nga BE, “do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget”.

Escobar tha se qëndrimi amerikan është se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të cënojë funksionalitetin e shtetit, e as e ndonjë forme si “Republika Srpska” në Bosnje-Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.